Dikur idhull i tifozëve të Partizanit, Ekuban gjen një gol të rëndësishëm në Serie A
Po të pyesësh tifozët e Partizanit, të gjithë e kujtojnë Caleb Ekuban. Sulmuesi ganez ka qenë një prej futbollistëve më të spikatur që është aktivizuar në radhët e skuadrës kryeqytetase në Kategorinë Superiore dhe tani ai po e vazhdon karrierën e tij në një kampionat të një niveli shumë të lartë siç është Serie A. Sulmuesi tashmë është pjesë e Genoas së drejtuar nga Daniele De Rossi. Këtë të dielë skuadra xhenoveze ka zbritur në fushën e lojës teksa është vënë përballë ndaj Torinos në një sfidë ku Ekuban ka gjetur edhe rrugën e rrjetës. Gjithçka ndodhi në minutën e 40 të ndeshjes kur ganezi dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga portieri i Torinos pas gjuajtjes së Baldanzit duke e çuar rezultatin në...
Burimi:
top-channel.tv