Derbi i Madonninës, Vieri: Milan t’i ofrojë kontratë 5 vjeçare Modric. Bastoni, bëri atë që bëjnë të gjithë

Derbi i Madonninës, Vieri: Milan t’i ofrojë kontratë 5 vjeçare Modric. Bastoni, bëri atë që bëjnë të gjithë

Mbrëmjen e së dielës në San Siro do të luhet Derbi i Madonninës mes Milanit dhe Interit dhe kush mund ta lexojë më mirë një ndeshje të tillë se Cristian Vieri që foli për këtë supersfidë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ Hyjmë drejt e në temë; nëse Inter fiton ose barazon këtë derbi, e fitoi titullin? ‘Asnjë interist nuk thotë asgjë sepse nuk do që të ndjellë tersin, por kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fund, asnjë skuadër nuk do të mund të arrijë këtë Inter, që me skuadrat e vogla i fiton praktikisht të gjitha ndeshjes. Dhe kur humbet titullin, ndodh sepse lë pikë me skuadrat e vogla’. Një përshtypje e përhapur gjithandej; këtë vit Interi kishte prioritet kampionatin dhe jo Ligën...