Derbi i Madonninës, për Interin mund të presë, Chivu dhe të tijët kanë Kupën e Italisë përpara

Derbi i Madonninës, për Interin mund të presë, Chivu dhe të tijët kanë Kupën e Italisë përpara

Këtë fundjavë do të luhet Derbi i Madonninës mes Milanit dhe Interit, një ndeshje ku diferencat mes ekipeve anulohen krejt dhe nuk marrin rëndësi në fushën e lojës. Por ndërsa Milani ka plot 1 javë kohë për ta përgatitur këtë derbi që kuqezinjtë e kanë për jetë a vdekje, Chivu nuk e ka këtë komoditet. Kjo sepse në horizontin e Interit është ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Italisë me Comon përpara sfidës me Milanin me zikaltrit që pavarësisht eliminimit befasues javën e kaluar në Ligën e Kampioneve, është ende në garë për të fituar 2 trofe. Në kampionat Interi në këtë moment është i qetë duke parë edhe diferencën prej 10 pikësh që e ndan nga rivalët historikë kuqezinj, kështu që mendja është te e...