Dëmtimi, pakënaqësitë, Botërori dhe krisja e raporteve/Lukaku, sa pika të përbashkëta me lamtumirën nga Interi…
Romelu Lukaku përfshihet në vorbullën e polemikave pasi nuk u paraqit në Castel Volturno për t’u stërvitur me Napolin. Një situatë kjo që të kujton atë çfarë ndodhi në kohët e Interit, me një skenar që duket se po përsëritet; qëndrimi për shumë kohë jashtë fushave, një botëror për t’u luajtur, vendi në skuadër jo i sigurt dhe në fund krisja e raporteve. Dëmtimi i gjatë, korrik 2022. Romelu Lukaku, i lënë mënjanë te Chelsea bëri gjithçka për t’u kthyer në Milano, vetëm 12 muaj pas largimit të tij nga Interi për vlerën e 113 milionë eurove. Në dhjetor ishte Botërori i Katarit dhe objektivi i sulmuesot ishte të shkonte atje si protagonisht. Por sezoni nuk nisi ashtu siç shpresohej; Lukaku pësoi një dëmtim të...
Burimi:
top-channel.tv