Dëmtimi i rëndë i Loftus-Cheek, mediat italiane raportojnë për gjendjen shëndetësore të mesfushorit: Ka humbur disa dhëmbë, rrezikon Botërorin
Ruben Loftus-Cheek ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në kokë që mund të rrezikojë shanset e tij për të luajtur në Botërorin e këtij viti. Mesfushori i Milanit, 30 vjeç, u dërgua urgjentisht në spital pas një përplasjeje të fortë gjatë humbjes 1-0 të skuadrës së tij ndaj Parmës në San Siro mbrëmjen e djeshme. Sipas raporteve të Sky Italia, ylli i Anglisë ka thyer nofullën dhe ka humbur disa dhëmbë gjatë përplasjes. Loftus-Cheek ka pësuar një frakturë alveolare, e cila përfshin dëmtimin e kockës që mban vendin për dhëmbët. Lëndimi pritet të lërë mesfushorin jashtë fushave për muaj të tërë, duke përfshirë miqësoret e Anglisë me Uruguain dhe Japoninë, para Botërorit. Në raportet e para, thuhet se Loftus-Cheek ka pësuar dëmtime të shumta të...
Burimi:
top-channel.tv