Como, leksioni i Cesc Fabregas: Kërkoj ndjesë, bëra një gjë antisportive
Cesc Fabregas dallon nga të tjerët edhe në intervistat pas ndeshjes dhe kjo u pa edhe këtë të mërkurë kur kërkoi ndjesë për diçka që ndodhi rreth minutës së 80 në sfidën mes Milanit dhe Comos. ‘Në radhë të parë dua të kërkoj ndjese, sepse bëra një gjë antisportive, shpresoj të mos e bëj më kurrë-tha Fabregas për median italiane-i rrëmbyer nga momenti preka topin me dorë duke penguar Milanin të riniste ndeshjen. Sic tha Chivu, duart në xhepa dhe unë sot gabova’ Pikërisht në atë moment ndodhi edhe një përplasje mes spanjollit dhe Massimiliano Allegrit me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të kuq. Më pas Fabregas foli për ndeshjen duke e vlerësuar skuadrën e tij. ‘Ishte një ndeshje serioze-tha Fabregas-të vish...
Burimi:
top-channel.tv