“Chivu është lideri ynë”/ Forma e dobët e Interit, reagon Marotta: Në një kampionat të mbushur me ankesa, nuk dua të…

“Chivu është lideri ynë”/ Forma e dobët e Interit, reagon Marotta: Në një kampionat të mbushur me ankesa, nuk dua të…

Pas barazimit me Fiorentinën, presidenti i Interit, Beppe Marotta reagoi duke kërkuar qetësi, pavarësisht formës së dobët të zikaltërve në ndeshjet e fundit. Interi, aktualisht në krye të kampionatit, nuk ka fituar në tre javët e fundit, por Marotta kërkon qetësi: “Jemi në një moment të veçantë, por nuk është një psikodramë. Jemi të parët me meritë, me gjashtë pikë avantazh në kampionat dhe gjysmëfinalistë në Kupën e Italisë. Është e vërtetë, jemi në vështirësi për shkak të lodhjes ose dëmtimeve, siç ndodh edhe te të tjerët.” Presidenti i Interit gjithashtu theksoi rolin e Chivu: “Ai do të punojë me stafin për analizat, është lideri i grupit tonë. Momentalisht mund të jetë më e lehtë të jesh ‘gjuetari’ se sa ‘preja’, por unë mbetem optimist....