Chiellini konfirmon përpara ndeshjes: Spalletti është trajneri Juventusi, nuk shoh njeri tjetër në atë pankinë për sezonin tjetër

Chiellini konfirmon përpara ndeshjes: Spalletti është trajneri Juventusi, nuk shoh njeri tjetër në atë pankinë për sezonin tjetër

Giorgio Chiellini ka dhënë një deklaratë të qartë për të ardhmen e Juventusit. Në një intervistë për DAZN, ai tha se nuk sheh asnjë trajner tjetër që do të ulet në pankinën e Juventusit për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë mbështetje të plotë Luciano Spallettit. “Hapi i parë është ndeshja e sotme, pastaj do të kemi më shumë kohë javët e ardhshme për t’u ulur me Luciano. Por e kam thënë shumë herë: nuk shoh askënd tjetër në pankinën e Juventusit vitin e ardhshëm. Le t’i japim kohë kohës pa vendosur afate apo gjëra të tjera”, deklaroi Chiellini. Pak javë më parë, drejtuesi i strategjisë së klubit kishte theksuar të njëjtën gjë: “Për mua, ai është trajneri për vitet e ardhshme të Juventusit dhe po...