Bonny tregon prapaskenën: Në moshën 17 vjeçare isha i Juventusit, por…
Rrugëtimi në futbollin italian i Ange-Yoan Bonny tashmë dihet; në fillim vitet te Parma edhe në Serie B dhe më pas erdhi telefonata e Interit ku fija lidhëse ishte Cristian Chivu, me të cilin kishte punuar dhe te Parma. Por në një intervistë të dhënë për të përditshmen ‘L’Equipe’, Bonny zbuloi një prapaskenë përsa i përket një transferimi të mundshëm të tij te Juventusi në vitin 2020 ‘Do të doja të rijetoja mbrëmjen më të trishtë-tregon Bonny-isha 17 vjeç dhe isha duke u larguar nga Chateauroux për në drejtim të Juventusit. Por gjatë vizitave mjekësore zbuluan një problem dhe sipas tyre për mua do të ishte e komplikuar të luaja futboll. Kështu kalova nga mundësia të transferimi te Juventus në asgjë. Miqtë e mi ndiheshin...
Burimi:
top-channel.tv