Barcelona në fushë me…Ronaldinhon; futbollistët me fanelën retrospektivë me emrin e legjendës braziliane
Barcelona gjeti një mënyrë mjaft të bukur për të kujtuar Ronaldinhon dhe për t’i dedikuar një homazh me rastin e 46 vjetorit të tij të lindjes që ishte pikërisht të shtunën e 21 marsit. Gjatë nxemjes në prag të sfidës së La Liga, futbollistët e skuadrës katalanase zbritën në fushë të veshur me fanelën e veshur nga ikona e skuadrës blaugrana në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2006 në Paris me numrin 10 dhe emrin e legjendës braziliane të futbollit në të. Kjo fanelë tashmë është në shitje në dyqanet zyrtare të klubit me një çmim prej 100 eurosh. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv