Aventura në Milanello, Rabiot: E prisja të bëja mirë dhe tani dua të fitoj me Milanin

Aventura në Milanello, Rabiot: E prisja të bëja mirë dhe tani dua të fitoj me Milanin

Impakti i menjëhershëm te Milani? E prisja, për këtë erdha këtu-kështu është shprehur mesfushori i Milanit Adrien Rabiot në një intervistë të dhënë për revistën Undici teksa foli për aventurën e tij te Milani. ‘Nuk jam një futbollist egoist, por një lojtar që punon për grupin; mendoj për të mirën e skuadrës si në fushë, ashtu edhe jashtë saj-vijoi Rabiot-personalisht nuk besoj se një futbollist mund të ndryshojë skuadrën, por është e vërtetë që mund të japë një lloj kontributi. Mendoj se me mua në fushë, skuadra është më e përqendruar, sepse i ndihmoj djemtë me zërin tim,  për t’i mbajtur në rrugën e duhur, për të dhënë shembullin, me një vrapim më shumë apo me një rrëshqitje më shumë. Dhe kjo bën diferencën, sepse...