Atalanta, mjafton Zappacosta, bergamaskët i imponohen Veronës në Serie A
Atalanta e lë pas krahëve paraqitjen krejtësisht për t’u harruar në Ligën e Kampioneve dhe gjen fitoren në Serie A. Në New Balance Stadium, skuadra bergamaske arriti të mposhtë Veronën me rezultatin e ngushtë 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 30 të kampionatit duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Njeriu i ndeshjes për të besuarit e Raffaele Palladino u bë Zappacosta që në minutën e 37 me një gjuajtje me të majtën shënoi për Atalantën. Në fillimin e pjesës së dytë Carnesecchi shpëtoi portën e tij nga goli i barazimit teksa bëri një pritje pas një krosimi të Belghali, ndërsa Krstovic për pak sa nuk shënoi edhe golin e dytë teksa u ndal nga tramversa. Në fund rezultati mbeti 1-0 në favor të...
Burimi:
top-channel.tv