Arsenali shënjestron yllin e Milanit, fillojnë bisedimet direkt me portugezin që kuqezinjtë e vlerësojnë 80 mln euro

Arsenali shënjestron yllin e Milanit, fillojnë bisedimet direkt me portugezin që kuqezinjtë e vlerësojnë 80 mln euro

Arsenali raportohet se ka nisur kontaktet për transferimin e anësorit të Milanit, Rafael Leao, në një lëvizje surprizë gjatë merkatos së verës. Sipas mediave angleze, klubi londinez ka zhvilluar bisedime fillestare me përfaqësuesit e ndërkombëtarit portugez, duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e transferimit pas përfundimit të sezonit. Leao do të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Milanin në qershor, ndërsa drejtuesit e klubit italian besohet se janë të hapur për një shitje në rast të një oferte të konsiderueshme. Gazetari Steve Kay raporton se kuqezinjtë mund ta lënë të lirë për rreth 80 milionë euro. Interes për sulmuesin 26-vjeçar ka shfaqur edhe Manchester United, por Arsenali duket momentalisht në avantazh. Drejtori sportiv i “Topçinjve”, Andrea Berta, thuhet se ka zhvilluar bisedime...