Ardon Jashari rrëfehet në 360°: Milani për mua është magji

Ardon Jashari rrëfehet në 360°: Milani për mua është magji

Ardon Jashari më në fund mund ta thotë pa frikë se si ndihet fizikisht dhe e thotë në një intervistë të tij për Sportmediaset. ‘Po, tani ndihem në 100% të formës dhe po punoj akoma më shumë për të ndihmuar skuadrën për të fituar ndeshjet’-ishin fjalët e futbollistit për të cilin Milani luftoi shumë me Brugge për ta marrë për vlerën e 36 milionë eurove. Prej kohësh pritej që Jashari të shfaqte aftësitë e tij me fanelën kuqezi, por një frakturë në këmbë e pësuar në muajin gusht të vitit të kaluar e pengoi dhe bëri që ai të humbasë të gjithë pjesën e parë të sezonit. Por me kalimin e javëve, mesfushori po rigjen besimin dhe gjendjen optimale të tij siç u pa në...