“Agjërimi” i sulmuesve të Milanit/ Golat vijnë nga mesfusha dhe mbrojtja, Leao mund të sakrifikohet
Milani arriti një fitore të rëndësishme ndaj Torinos falë golave të Pavlovic, Rabiot dhe Fofana, por ajo që bie menjëherë në sy është se sulmuesit e skuadrës vazhdojnë të jenë pa gola. Që nga 18 shkurti, dita e ndeshjes Milan-Como, i vetmi lojtar ofensiv që ka shënuar në gjashtë ndeshjet e mëvonshme është Rafa Leao, me golin e barazimit kundër Cremonese në minutën e 95-të. Problemi me mungesën e golave të sulmuesve ka qenë sfidë për trajnerin Massimiliano Allegri gjatë gjithë sezonit. Sidomos kundër ekipeve të vogla, që mbyllen pas, Milani ka ndjerë mungesën e një bomberi të vërtetë në zonë. Edhe ardhja e Niclas Fullkrug në janar, për të zëvendësuar Gimenez-in e dëmtuar, nuk ka zgjidhur problemin. Sulmuesi gjerman nisi mirë me golin vendimtar...
Burimi:
top-channel.tv