“40 milionë dyshime”/ Mesfushori shqiptar i Milanit në qendër të kritikave, nuk kursehet as nga ish-lojtari kuqezi: Ai nuk është Rabiot…
Milani pagoi këtë verë 40 milionë euro te Club Brugge për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar që luan për Zvicrën, Ardon Jashari. Megjithatë, deri tani 24-vjeçari ka shkaktuar më shumë pyetje sesa siguri te tifozët dhe drejtuesit e kuqezinjve. Shifrat e tij këtë sezon: 12 paraqitje, 4 si titullar, asnjë gol dhe një asist. Një fillim i vështirë për një lojtar që u shfaq si një investim i madh nga klubi milanez. Arsyeja kryesore: një frakture e fibulës së djathtë në fund të gushtit, e cila e mbajti jashtë fushave për tre muaj. Që nga rikthimi në fushë më 4 dhjetor ndaj Lazios në Kupën e Italisë, Jashari ende nuk ka lënë gjurmë të dukshme. Trajneri Massimiliano Allegri e ka përdorur kryesisht si organizator mesfushor,...
Burimi:
top-channel.tv