20 shkurt 1986, Krishtlindja e milanistëve, ja si e krijoi Berlusconi, Milanin e të pathyeshmëve

20 shkurt 1986, Krishtlindja e milanistëve, ja si e krijoi Berlusconi, Milanin e të pathyeshmëve

Dyzet vjet janë një përjetësi, por mbi atë vendim dhe atë projet vizionar, Milani thellë thellë po jeton edhe sot. Ishte projekti i Silvio Berlusconit që pikërisht në 20 shkurt të 1986 shpëtoi Djallin nga falimentimi, e bleu me synimin për ta çuar në majën e botës menjëherë. Një mision që në atë kohë dukej i pamundur, por që në të vërtetë u realizua. ‘Gjatë kthimit nga Saint Moritz pas pushimeve të Krishtlindjes, Silvio na telefonoi gjatë fluturimit dhe bëri të ditur: ‘kam vendosur të blej Milanin, të përgatitemi’-tregon Fedele Confalonieri për ‘Corriere dello Sport’-i vetmi që shfaqi dyshime ishte Galliani që e dinte shumë mirë se ai ishte një biznes me humbje, por Silvio iu përgjigj: nuk është një biznes si të tjetër, është...