15 ndeshje pa fitore, klubi i Serie A shkarkon trajnerin dhe e zëvendëson me ish-in e Milanit

15 ndeshje pa fitore, klubi i Serie A shkarkon trajnerin dhe e zëvendëson me ish-in e Milanit

Cremonese ka vendosur të ndryshojë trajner pas një serie negative prej 15 ndeshjesh pa fitore. Pas humbjes së rëndë 1-4 ndaj Fiorentina, drejtuesit shkarkuan trajnerin Davide Nicola. Skuadra ndodhet në vendin e tretë nga fundi dhe është tre pikë larg zonës së shpëtimit, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. Në vend të tij është emëruar Marco Giampaolo, i cili ka firmosur kontratë deri në qershor 2027. Trajneri me eksperiencë në Serie A rikthehet te Cremonese pas aventurës së sezonit 2014/15, kur arriti ta ngjisë ekipin nga fundi i tabelës në vendin e tetë. Giampaolo, i njohur si “Maestro”, vjen me synimin për të përsëritur suksesin e fundit me Lecce, ku arriti të siguronte mbijetesën në elitë sezonin e kaluar. Ndërkohë, Nicola falënderoi klubin dhe tifozët...