Serie A “bastis” Marseille, klubi francez arkëton 100 milionë euro, largon 9 lojtarë në Itali

Serie A “bastis” Marseille, klubi francez arkëton 100 milionë euro, largon 9 lojtarë në Itali

Merkatoja mes Olympique Marseille dhe Serie A ka qenë absolutisht sensacionale. Vetëm në këtë sezon, klubi francez ka realizuar plot nëntë shitje drejt skuadrave italiane, duke arkëtuar rreth 100 milionë euro. Lëvizjet janë shpërndarë mes merkatos së verës dhe asaj të janarit, me disa operacione të rëndësishme edhe në ditët e fundit të afatit. Vetëm së fundmi, Marseille ka shitur dy lojtarë te Sassuolo, duke përforcuar edhe më shumë bilancin financiar. Mes transferimeve më të bujshme spikasin kalimi i Luis Henrique te Interi, ai i Robinio Vaz te Roma, si dhe disa operacione të tjera mes huazimeve dhe shitjeve përfundimtare, që përfshijnë edhe klube si Milani, Hellas Verona dhe Cremonese. Një shifër e jashtëzakonshme që konfirmon marrëdhënien e fortë mes Marseille dhe kampionatit italian, me...