Seria A, Juventus triumfon ndaj Parmës dhe i afrohet Napolit e Milanit

Seria A, Juventus triumfon ndaj Parmës dhe i afrohet Napolit e Milanit

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti mori një fitore të lehtë ndaj Parmës me rezultatin 4-1 dhe vazhdon t’i qëndrojë pranë Milanit dhe Napolit, me kuqezinjtë që do të luajnë të hënën ndaj Bolonjës, ndërkohë që për momentin parakalon edhe Romën në vendin e katërt që do të luajë me Udinesen. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 për bardhezinjtë, të merituar nga performanca dominuese e Zonjës së Vjetër. Juventusi filloi ndeshjen me presion të lartë, duke krijuar dy raste të mira me Conceiçao, i cili njëherë u ndal nga shtylla. Në minutën e 15, Bremer shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 37 ishte...