Semenyo, një hap larg City? Trajneri frenon: Sot do të luajë me ne, nuk do të jetë ndeshja e fundit

Semenyo, një hap larg City? Trajneri frenon: Sot do të luajë me ne, nuk do të jetë ndeshja e fundit

3 Janar 2026 7:59 Alfred Lleshi Në konferencën për shtyp para sfidës Bournemouth–Arsenal, trajneri Andoni Iraola foli për Antoine Semenyo, i përfolur për një kalim te Manchester City. “Të shtunën, Semenyo do të luajë me ne, po. A do të jetë ndeshja e fundit? Jo. Ideja është ta kemi të disponueshëm të paktën për këto dy ndeshje të afërta. Shpresoj të qëndrojë më gjatë, por nuk e di çfarë do të ndodhë. Nuk ka asgjë të firmosur. Ka bisedime, por asgjë e mbyllur. Antoine është lojtar i yni dhe shpresoj ta mbajmë gjatë”. Për gjendjen e lojtarit: “Po luan shumë mirë, është profesionist i nivelit të lartë dhe dëshiron ta ndihmojë ekipin. Ka shumë zhurmë rreth tij, por po sillet në mënyrë shembullore”. Për zëvendësimin:...