San Antonio me “marshin e gjashtë”, triumfojnë Oklahoma, Boston, Miami e Detroit

San Antonio me “marshin e gjashtë”, triumfojnë Oklahoma, Boston, Miami e Detroit

Fitorja e gjashtë radhazi për San Antonio që gjithnjë e më shumë po bëhet pretendent për titull këtë sezon në NBA. Spurs fituan 126-113 në fushën e Golden State. Fox me 27 pikë e Wembanyama me 26 pikë u dalluan për miqtë. Në Konferencën e Lindjes vijon të udhëheqë ekipi i Detroit, që sot fitoi 113-95 në Toronto. Cuninngham me 28 pikë ishte më i miri në fushë. Jashtë fushe fiton edhe Milwaukee, që mundi 116-108 Orlando (Cam Thomas 34 pikë). Oklahoma vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA, që sot fitoi 136-1098 ndaj Phoenix (Williams 28 pikë). Fiton edhe Miami, 123-111 ndaj New Orleans (Adebayo 27 pikë), ndërsa Boston triumfoi 124-105 ndaj Chicago (Prichard 26 pikë). NBA-Rezultatet e sotme Charlotte – Atlanta,...