San Antonio “leksion” Detroit në garën për titull, Golden State e Chicago fitojnë në sekondat e fundit, humbasin Lakers
Ekipi i San Antonio fitoi 121-106 ndaj Detroit, në përballjen mes dy nga ekipet pretendente për titull këtë sezon në NBA. Victor Wembanyama ishte lider për Spurs, autor i 38 pikëve e 16 rebound, mbështetur edhe nga Fox me 29 pikë. Humbet skuadra e Lakers, që u ndal 120-113 nga Denver. Doncic realizoi 27 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Nikola Jokic e mbylli me një “triple double” për Denver, me 28 pikë, 12 rebound e 13 asist. Fitore në sekondat e fundit për Orlando, që mundi 115-114 Dallas, ndeshje ku u dallua Da Silva me 19 pikë. Edhe Chicago fiton “in extremis”, 105-103 ndaj Phoenix, me Sexton protagonist, autor i 30 pikëve. Ekipi i Golden State, falë 26 pikëve të Podziemski dhe 23...
Burimi:
telesport.al