Salah zyrtarizon largimin, Liverpool ka gati listën me 3 emra për të gjetur pasuesin ideal të egjiptianit
Mohamed Salah zyrtarizoi ditën e djeshme vendimin për t’u larguar nga Liverpool në fund të këtij sezoni, një vit para përfundimit të kontratës. Një gjë që dihej prej kohësh të themi, por tashmë është zyrtare. Në këtë situatë, klubi i kuq është i detyruar të ndërhyjë në merkato dhe të gjejë një zëvendësues të denjë për Salah, duke ditur peshën dhe rëndësinë e madhe që ka pasur egjiptiani në gjithë këto kohë te të kuqtë. Mediet angleze bëjnë me dije se aktualisht Liverpool po dnjek tri emra dhe njëri prej tyre do të transferohet me patjetër në verë: Yan Diomande, Bradley Barcola dhe Anthony Gordon. Yan Diomande, 19 vjeç, po shkëlqen te Leipzig dhe për të ka një interes të jashtëzakonshëm thuajse nga të gjitha...
Burimi:
telesport.al