Salah titullar, por jo më “ylli polar” i Liverpool-it. Rihapet pista e Arabisë Saudite

Salah titullar, por jo më “ylli polar” i Liverpool-it. Rihapet pista e Arabisë Saudite

23 Janar 2026 13:45 Alfred Lleshi Shpërthimi i Mohamed Salah më 6 dhjetor kishte tronditur “Anfield”. Pas mbetjes në stol kundër Leeds, egjiptiani u shpreh hapur; i zhgënjyer dhe i bindur se ishte bërë “kokë turku” për rezultatet e dobëta të Liverpool-it. Fjalë shumë të forta, që lanë të kuptohej se e ardhmja e tij te “Reds” nuk ishte më e sigurt. Më pas situata u qetësua gradualisht. Kupa e Afrikës shërbeu si “frymëmarrje”, ndërsa pas rikthimit, Arne Slot e aktivizoi titullar kundër Marseille. Por në fushë pamja ishte tjetër. Salah, “shkatërrues” në të kaluarën, ende nuk është rishfaqur në top-formë. Në Angli perceptimi është i qartë; sot “fytyra symbol” e Liverpool-it është Dominik Szoboszlai. Në moshën 33-vjeçare, pas rinovimit të minutës së fundit sezonin...