Salah mund të rikthehet në Serie A! Problemi është paga e tij monstruoze
4 Janar 2026 12:36 Telesport Mohamed Salah mund të rikthehet në Serie A. Sipas La Repubblica, Roma ka shfaqur interes për egjiptianin, i cili ka luajtur në kryeqytetin italian midis viteve 2015 dhe 2017 para se të transferohej te Liverpool për 42 milionë euro. Salah nuk është më protagonist në Anfield. Drejtuesit e klubit anglez po mendojnë për pasuesin e tij. Me shumë mundësi, ai do të jetë Olise i Bayern. Problemi për Romën është paga. Salah aktualisht paguhet mbi 22 mln euro në vit.
Burimi:
telesport.al