Saelemaekers: Tashmë Milani është si shtëpia ime, j jam mirënjohës Maldinit dhe Piolit
Anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers, foli për aventurën e tij në Itali, ku ka luajtur me kuqezinjtë, Romën dhe Bologna. Për kalimin nga Belgjika në Itali, ai tha: “Dy ose tre muajt e parë, të them të drejtën, pyesja veten çfarë po bëja në Milano. Tek Anderlecht niveli është shumë i lartë, por nuk krahasohet me Serinë A. Në Belgjikë, ndonjëherë gabonim pasime ose bënim gabime teknike dhe nuk ishte problem. Këtu kuptova se edhe një pasim i gabuar mund të të kushtojë humbjen dhe kjo nuk pranohet. Ishte shumë e vështirë në fillim, sepse isha shumë i ri dhe nuk e kuptoja këtë nivel kërkese të Milanit. Gradualisht kuptova përgjegjësitë e mia dhe u përshtata. Jam shumë mirënjohës ndaj Paolo Maldinit dhe Stefano Piolit...
Burimi:
telesport.al