Bruno Fernandes vendos për të ardhmen, pas kthimit nga pushimet do të hedhë firmën në kontratën e re
24 Korrik 2026 8:11 Telesport Bruno Fernandes është gjithnjë e më afër idesë që ta përkushtojë të ardhmen e tij te Manchester United. Pas një sezoni me performanca të nivelit të lartë, mesfushori portugez thuhet se është afër rinovimit të kontratës së tij me “djajtë e kuq”, duke i dhënë fund më në fund sirenave nga Arabia Saudite. Sipas “Daily Express”, negociatat midis klubit anglez dhe stafit të lojtarit kanë bërë përparim të konsiderueshëm në orët e fundit, dhe kontrata e re mund të nënshkruhet që në fund të korrikut. Kjo do të jetë periudha kur Fernandes të rikthehet në “Old Trafford” pas Kupës së Botës. Rinovimi do t’i dërgonte një sinjal të rëndësishëm Manchester United, i vendosur të rindërtohet me kapitenin e tyre pas...
Burimi:
telesport.al