Sabalenka e pandalshme, mposht Gauff në finale dhe triumfon në turneun Masters të Majemi

Sabalenka e pandalshme, mposht Gauff në finale dhe triumfon në turneun Masters të Majemi

Pas Indian Wells, numri 1 në botë për femra në tenis, Aryna Sabalenka, arriti “Sunshine Double”, duke fituar gjithashtu turneun Masters WTA 1000 në Majemi. Në finale, bjellorusja mposhti 2-1 amerikanen Coco Gauff. Sabalenka, kampionia në fuqi në Florida, përsëriti suksesin e vitit të kaluar, duke rrëmbyer trofeun e saj të tretë të sezonit me një fitore 6-2, 4-6, 6-3 në më shumë se dy orë lojë. Sabalenka, 27 vjeç, ka humbur vetëm një nga 24 ndeshjet e saj këtë vit, finalen e Australian Open kundër Elena Rybakina. Ajo është lojtarja e pestë që arrin “Sunshine Double” pas Steffi Graf (1994 dhe 1996), Kim Clijsters (2005), Victoria Azarenka (2016) dhe Iga Swiatek (2022), duke barazuar rekordin e Swiatek prej 11 titujsh WTA 1000. Kundër Gauff,...