Rumania në ankth për trajnerin e vet 80-vjeçar, Lucescu në spital para “play off”-it
23 Janar 2026 13:57 Alfred Lleshi Janë orë shqetësimi të madh në Rumani për gjendjen shëndetësore të Mircea Lucescu. Sipas mediave, trajneri i kombëtares është i shtruar në spital në Bukuresht dhe ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore. Problemet e teknikut 80-vjeçar nisën pas një gripi të fortë gjatë periudhës së Krishtlindjeve, i cili pati pasoja në planin kardiak. Situata u bë më delikate për shkak të problemeve të mëparshme me zemrën dhe moshës së avancuar. Fillimisht iu nënshtrua një terapie intensive, por pa reagimin e pritur, çka solli përkeqësimin e gjendjes dhe shtrimin në spital. Vështirësitë fizike i kanë prishur planet e punës për sfidat vendimtare. Pas dy muajsh, Rumania do të përballet me Turqinë në gjysmëfinalen e “play off”-it për kualifikimin në Botërorin...
Burimi:
telesport.al