Rosenior: Po luajmë futboll të shkëlqyer, nuk ka kohë për relaks pasi luajmë sërish të martën

Rosenior: Po luajmë futboll të shkëlqyer, nuk ka kohë për relaks pasi luajmë sërish të martën

9 Shkurt 2026 14:33 Telesport Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbetur i kënaqur nga paraqitje e skuadrës së tij, që duket e ringjallur me ardhjen e drejtuesit të ri. Madje ai ka folur me superlative për të tijtë pas fitores 3-1 ndaj Wolves. “Në pjesën e parë luajtëm futboll të shkëlqyer. E përmirësuam pak sistemin dhe djemtë e përballuan shumë, shumë mirë. Niveli ra disi në pjesën e dytë, por merita i takon kundërshtarit”, tha Rosenior. “U kthyem në shtëpi me një fitore, ndërkohë që duhet të përqendorhemi menjëherë në një tjetër ndeshje të vështirë të martën. Nuk ka kohë për relaks, duhet punuar fort në çdo moment”, shtoi trajneri i Chelsea.