Rosenior: Nuk dua të rrezikoj asnjë lojtar, Palmer rikthehet të luajë në fundjavë

Rosenior: Nuk dua të rrezikoj asnjë lojtar, Palmer rikthehet të luajë në fundjavë

23 Janar 2026 9:01 Telesport Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka konfirmuar se sulmuesi Cole Palmer humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Pafos për shkak të një dëmtimi të vogël. Palmer nuk ishte i përfshirë në skuadrën e ndeshjes pavarësisht se luajti 90 minuta kundër Brentford të shtunën në kampionat. Rosenior tha se problemi i dëmtimit nuk lidhet me problemin e tij të mëparshëm në ijë. “Ai ndjeu diçka vërtet të vogël në ndeshjen kundër Brentford, në fillim të ndeshjes, kështu që vendosëm të mos rrezikojmë. Nuk dua të rrezikoj asnjë lojtar. Ai ka një shans vërtet të mirë për t’u përfshirë të dielën ndaj Crystal Palace“, tha Rosenior. “Luajmë shumë shpesh, ndaj duhet kujdes me lojtarët. Dua që Cole të jetë i disponueshëm...