Rosenior: Detyra ime është të përmirësoj skuadrën në shënimin e golave, jemi brenda objektivave

Rosenior: Detyra ime është të përmirësoj skuadrën në shënimin e golave, jemi brenda objektivave

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbetur pjesërisht I kënaqur nga fitorja 1-0 e skuadrës së tij ndaj Pafos dje në Champions League. Një gol i shënuar nga Caicedo i dha fitoren ekipit londinez, që ndodhet mes tetë më të mirave. “Standardet këtu te Chelsea janë shumë të larta, tifozët vijnë për të parë gjuajtjet dhe golat. Është detyra ime të përmirësohem në këtë aspekt”, deklaroi trajneri i “blues”. Më tej, Rosenior komentoi: “Për mua, është një ekuilibër i mirë për momentin. Janë dy ndeshje pa pësuar gol radhazi dhe ka kaluar shumë kohë që kur kjo ka ndodhur për herë të fundit. Ndaj, është një gjë pozitive”. “Këtë herë bëhej fjalë për të fituar ndeshjen dhe 3 pikët. Ne e dinim që Pafos ishte...