Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Ronaldo i ka idetë e qarta. Sulmuesi portugez nuk do largohet nga futbolli i luajtur pa arritur kuotën e 1000 golave. “Është e vështirë të vazhdosh të luash edhe në këtë moshë, por futbolli është pasioni im i madh. Për mua nuk ka rëndësi se ku luaj, në Lindje të Mesme apo në Evropë. E dini cili është objektivi im? Dua të shënoj gola dhe të arrij numrin që të gjithë e dini. Dua të shënoj 1000 gola”, ka deklaruar Cristiano Ronaldo. 40-vjeçari deri më tani ka shënuar 956 gola në karrierë.