Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Ronaldo, një “Emir” në Dubai, ora e tij çmend fansat, por vlen sa një ditë punë
Në Dubai, C.Ronaldo nuk shkëlqeu vetëm për trofetë, pasi u shpall nga Globe Soccer Awards si lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme, por si gjithnjë, legjenda portugeze tërhoqi vëmendjen edhe për një tjetër detaj, xhevahiri i çmuar që mbante në dorë, një orë nga koleksioni Patek Philippe Nautilus, një orë 18 karat e stolisur me diamante. Vlera e kësaj ore përllogaritet afro 700 mijë euro, për çdo person tjetër kjo do të ishte një pasuri shumë e madhe, por jo për Ronaldon, për sulmuesin e Al Nassr kjo orë vlen sa një ditë pune. Në bazë të llogaritjeve, Ronaldo përfiton 600 mijë euro në ditë, pra i duhet diçka më shumë se 24 orë punë për të blerë një xhevahir të tillë. 4...