Ronaldo në rrezik? Dëmtimi i fundit mund t’i prishë ëndrrën e 1000 golave
Viti 2026 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Cristiano Ronaldon. Superylli portugez është përballur me një ndalesë të papritur për shkak të një dëmtimi fizik, duke ngritur shqetësime si te klubi i tij Al Nassr ashtu edhe te përfaqësuesja e Portugalisë. Edhe pse sapo ka mbushur 41 vjeç, Ronaldo vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit botëror dhe ishte në një moment kyç të karrierës së tij. Sulmuesi luzitan po i afrohej një objektivi historik: arritjes së kuotës legjendare prej 1000 golash në karrierë. Në të njëjtën kohë, ai synonte edhe një tjetër rekord të jashtëzakonshëm, pjesëmarrjen në gjashtë edicione të Kupës së Botës. Megjithatë, planet e tij janë vënë përkohësisht në pikëpyetje pas dëmtimit që pësoi më...
Burimi:
ntv.al