Ronaldo Nazário për Messin: “Nëse dikush e meritonte rekordin, është ai”. Mbappé e vendos mbi të gjithë

Ronaldo Nazário për Messin: “Nëse dikush e meritonte rekordin, është ai”. Mbappé e vendos mbi të gjithë

23 Qershor 2026 12:00 Alfred Lleshi Lionel Messi vazhdon të marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga legjenda dhe yjet e futbollit botëror, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga më të mëdhenjtë e historisë. Ronaldo Nazário nuk ka asnjë dyshim për madhështinë e argjentinasit, duke theksuar se Messi e meritonte plotësisht të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës: “Nëse dikush e meritonte të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, ai është Lionel Messi”. Ish-sulmuesi brazilian shton se statistikat e tij e tregojnë qartë distancën nga të tjerët dhe nuk kursen as një krahasim personal me të kaluarën: “Ai është 38 vjeç…, në moshën e tij unë kisha 4 vite që isha tërhequr...