Ronaldo “injorohet” edhe nga të tijtë; sot krye dueli i Botës është Messi-Mbappé
Debati për dominimin në futbollin botëror duket se ka ndryshuar drejtim, duke lënë pas një epokë të gjatë të ndërtuar rreth rivalitetit Messi–Cristiano Ronaldo. Sot, gjithnjë e më shumë sinjale tregojnë se skena kryesore e përplasjes më të madhe është zhvendosur; Lionel Messi kundër Kylian Mbappé. Edhe pse Cristiano Ronaldo mbetet një figurë historike e padiskutueshme, narrativa aktuale e futbollit, sidomos në Botërorin 2026, po ndërtohet rreth një dueli tjetër. Mbappé është shfaqur si rivali i ri më i drejtpërdrejtë i Messit, duke marrë vendin e CR7 në këtë garë simbolike të epokës moderne. Pika kulmore e këtij rivaliteti mbetet finalja e Botërorit të fundit, e fituar nga Argjentina 4–3, ku Messi shënoi dy gola dhe Mbappé realizoi një tripletë spektakolare, duke krijuar një nga...
Burimi:
telesport.al