Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit, do marrë shumën e madhe

Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit, do marrë shumën e madhe

Cristiano Ronaldo ka dalë fitues në çështjen ligjore kundër Juventusit për rrogat e papaguara. Gjykatësi i punës në Torino, Gian Luca Robaldo, ka rrëzuar apelimin e paraqitur nga klubi bardhezi. Mosmarrëveshja lidhet me pagat e prapambetura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Pas largimit nga Juventusi në vitin 2021, Ronaldo kishte pretenduar një detyrim total prej 19.6 milionë eurosh. Në prill 2024, arbitrazhi vendosi pagesën e gjysmës së kësaj shume. Apeli i Juventusit nuk u pranua dhe klubi do të mbulojë edhe shpenzimet ligjore.