Ronaldo “bojkoton” Al Nassr, krisen marrëdhëniet me arabët

Ronaldo “bojkoton” Al Nassr, krisen marrëdhëniet me arabët

Situatë e papritur në Arabinë Saudite, ku Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur të mungojë në ndeshjen e radhës së Al Nassr kundër Al-Riyadh, të planifikuar për këtë të hënë, në kuadër të javës së 20-të të kampionatit. Sipas mediave portugeze, arsyeja nuk lidhet me gjendjen fizike të yllit portugez, por me pakënaqësinë e thellë ndaj menaxhimit të klubit. Burime pranë Al Nassr bëjnë me dije se Ronaldo është i irrituar me politikën e merkatos të ndjekur nga PIF, Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite, i cili menaxhon edhe klubin. Ai e konsideron të padrejtë trajtimin krahasuar me rivalët e Al Hilal, të cilët kanë përfituar investime më të mëdha. Pakënaqësia e Ronaldos lidhet kryesisht me mungesën e përforcimeve në merkaton e dimrit, ku...