Roma rigjen tri pikët, fiton 0-2 kundër Lecces, Como ‘thyen’ Pisan, i shënon tre gola

Roma rigjen tri pikët, fiton 0-2 kundër Lecces, Como ‘thyen’ Pisan, i shënon tre gola

Në stadiumin “Via del Mare”, Lecce u mposht 0-2 nga Roma. Pas humbjes 1-0 kundër Atalantës, kryeqytetasit e Gasperinit siguruan tri pikë me shumë vlerë në garën për zonën evropiane. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 14 minutave lojë me golin e Ferguson, para se Dovbyk në minutën e 71-të të devijonte në rrjetë një goditje të Pisillit. Me 36 pikë Roma ngjitet në pozitën e pestë.