Roberto Baggio humbet në gjykatë, Kasacioni i jep të drejtë aktivistit për kafshët
30 Mars 2026 7:59 Alfred Lleshi Gjykata e Kasacionit ka shpallur të pafajshëm liderin e “Centopercentoanimalisti”, Paolo Mocavero, i akuzuar për shpifje ndaj Roberto Baggios. Në shkallën e parë, Mocavero ishte dënuar me 9 muaj burg, dënim që iu ul në 5 muaj në Apel. Gjyqtarët e Seksionit të Pestë të Gjykatës së Lartë e kanë anuluar vendimin pa rigjykim, duke vlerësuar se “fakti nuk përbën vepër penale”. Roberto Baggio kishte kallëzuar Mocavero, i cili në rrjetet sociale kishte kritikuar ashpër pasionin e ish-futbollistit për gjuetinë, duke iu referuar veçanërisht udhëtimeve të “Bishtalecit Hyjnor” në rezervatin e tij në Argjentinë.
Burimi:
telesport.al