Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Rikthim i bujshëm, Juve në sulm për Chiesa-n, zbulohet plani i “Zonjës së Vjetër”
Në Torino, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, Kenan Yildiz dhe rinovimi i kontratës është temë kryesore, por prioritet është gjithashtu gjetja e një mesfushori dhe sulmues krahu. Juve kërkon me çdo kusht të sigurojë një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm, por është e qartë se Spalletti ka nevojë për disa përforcime cilësore për t’ia arritur këtij qëllimi. Prej kohësh, në Torino, po qarkullon një emër fiks, ai i Federico Chiesa-s, me sulmuesin e Liverpool që është gati të rikthehet në Itali, në një kohë kur tek të kuqtë e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira. Spalletti ka dhënë bekimin e tij për transferimin e Chiesa-s pasi e njeh shumë mirë, është një lojtar me të cilin ka punuar tek ekipi...