Rikthehet “Në Shtëpinë e Futbollit”, nga analiza e Superiores e deri tek aventura europiane e skuadrave tona
Emisioni “Në Shtëpinë e Futbollit” është rikthyer në ekran për sezonin e ri në FSHF TV, nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj, duke sjellë në fokus zhvillimet më të rëndësishme të futbollit shqiptar, nisjen e “Abissnet Superiore” dhe sukseset e skuadrave shqiptare në arenën europiane. Në puntatën e parë të sezonit, pjesë e panelit ishin Florian Riza, pjesë e përhershme e emisionit, si dhe të ftuarit Ardi Behari, Drejtor i Edukimit në FSHF, dhe moderatorja sportive e RTSH-së, Hygerta Sako. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte sezoni i ri i “Abissnet Superiore”, formati i ri i kampionatit dhe risitë e këtij edicioni. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rregullit për aktivizimin me detyrim nga minuta e parë, për të paktën një pjesë loje, një...
Burimi:
telesport.al