Rikthehet Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë
Viti 2026 pritet të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë duke qenë se do të luajë “Play Off” e Kupës së Botës, e më pas do të ketë Botërorin nëse kuqezinjtë kualifikohen. Nëse jo, përqendrimin më të madh do ta ketë padyshim Liga e Kombeve, aty ku Shqipëria dështoi herën e fundit me Silvinjon. VAZOT- Kombëtarja do të marrë pjesë në Ligën C të edicionit 2026/27 të “UEFA Nations League”, teksa është pozicionuar në vazon e parë për shortin e fazës së grupeve. Shorti zyrtar do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel, ndërsa tashmë është bërë e ditur ndarja e vazove. Pozicionimi në vazon e parë e vendos Shqipërinë mes përfaqësueseve me koeficientin më të lartë të kësaj lige, së bashku me ekipe si...
Burimi:
gijotina.com