Rikthehet Kupa e Shqipërisë, duele interesante në çerekfinale
Adriatik BALLA Në garën për të qenë pjesëmarrës në kompeticionet e UEFA-s, pra në Champions, Europa League apo Conference League, ka shumë skuadra. Natyrisht, Shqipëria në Champions çon vetëm një ekip, kështu që shumica rivalizojnë për një vend nga dy kompeticionet e tjera. Krahas vendit dy dhe tre në kampionat, një mundësi për Europën është edhe Kupa e Shqipërisë, ndaj skuadrat e vlerësojnë shumë këtë aktivitet. Kështu, e marta dhe e mërkura rikthen emocionet e Kupës së Shqipërisë, ku do të luhen ndeshjet e para çerekfinale. Të martën, në stadiumin “Adush Muçaj”, Bylisi do të presë Vllazninë në duelin e parë, ku ballshiotët do të tentojnë surprizën. Në anën tjetër, kuqeblutë e Vllaznisë vijnë në një moment mjaft pozitiv, duke numëruar shtatë fitore radhazi mes...
Burimi:
sot.com.al