Rice: Nuk ka fitore të bukur apo të shëmtuar, për Arsenal rëndësi kanë tri pikët në çdo ndeshje

Rice: Nuk ka fitore të bukur apo të shëmtuar, për Arsenal rëndësi kanë tri pikët në çdo ndeshje

Mesfushori i Arsenal, Declan Rice, i është kundërpërgjigjur kritikave për paraqitjet e skuadrës së tij këtë sezon, ndërsa “topçinjtë” i afrohen titullit të parë të Premier League në 22 vjet. Skuadra e Londrës veriore është shtatë pikë përpara në krye të ligës me tetë ndeshje për t’u luajtur në pjesën e mbetur të sezonit. Pas fitores së Arsenal 1-0 ndaj Brighton, “topçinjtë” janë përballur me kritika për qasjen e tyre jofrymëzuese. Arsenali e mposhti Brighton, pasi kishte pasur më pak posedim të topit, më pak gjuajtje dhe nuk kishte krijuar raste të mëdha. Aftësitë e “Topçinjve” nga goditjet standarde dhe përfitimi nga autogolat e kanë vënë në pikëpyetje edhe potencialin e tyre për titull për cilësinë e tij. I pyetur për kritikat që skuadra e...