Rezultat që trondit, te Dinamo ka tension pas disfatës në shtëpi

Rezultat që trondit, te Dinamo ka tension pas disfatës në shtëpi

Dinamo u rikthye te rezultatet negative në kampionat dhe pas një barazimi në Durrës kundër Teutës, u mund në shtëpi nga Vllaznia. Shkodranët arritën të shënonin dy gola kundër “nëndetëses”, por rezultati mund të ishte edhe më i thellë nëse do të ishin më të saktë para portës lojtarët e Vllaznisë. Paraqitja e Dinamos ishte zhgënjyese, ku përtej humbjes, edhe loja që blutë kanë zhvilluar nuk ishte bindëse në krahasim me paraqitjet e bëra deri më tani nga skuadra e drejtuar nga Daja. Në përfundim të ndeshjes, Daja shprehu pakënaqësi për merkaton e janarit, duke theksuar se në skuadër veç mungesave të shuma që kishte për shkak të dëmtimeve, shtoi se edhe në merkato duhet ndërhyrë në disa reparte. Por, kjo deklaratë e Dajës ka...