Revolucion me Inteligjencën Artificiale i Botërorit 2026; avatarë 3D të futbollistëve në ndihmë të arbitrave
20 Maj 2026 7:20 Alfred Lleshi Inteligjenca artificiale do të ndihmojë arbitrat kryesorë dhe ata anësorë në Botërorin 2026. Për turneun do të krijohen avatarë 3D për të gjithë, 1248 futbollistët, me synimin për ta bërë më të saktë dhe qartë vizualizimin e pozicionit jashtë loje. Siluetat digjitale do të riprodhojnë pamjen reale të lojtarëve dhe do t’iu ofrojnë shikuesve pamje shumë më të kuptueshme në ekran. Pierluigi Collina, drejtues i sektorit të arbitrimit në FIFA, sqaroi se teknologjia nuk do ta zëvendësojë rolin e anësorëve: “Do të kemi gjithmonë nevojë për ndërhyrjen njerëzore për të përcaktuar nëse një aksion është i dënueshëm apo jo. Kjo është vetëm një mbështetje për të marrë vendime sa më të sakta. Skeleti i sportistëve nuk është i njëjtë...
Burimi:
telesport.al