“Respekt dhe dashuri e përjetshme”, Man. United konfirmon largimin e mesfushorit në fund të sezonit

“Respekt dhe dashuri e përjetshme”, Man. United konfirmon largimin e mesfushorit në fund të sezonit

22 Janar 2026 18:22 Telesport Ajo që pritej, u konfirmua dhe tashmë është zyrtare. Manchester United dhe Casemiro kanë vendosur të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Përmes faqes zyrtare të klubit, Manchester United ka zyrtarizuar që sot largimin e mesfushorit brazilian në qershor, kur të mbyllet ky sezon. Vetë braziliani ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit dhe tregon që ka ardhur momenti që të mbyllet kapitulli. “Duhet të dish kur mbarojnë kapitujt. Duhet të dish kur të thuash lamtumirë, kur ndien se do të kujtohesh dhe respektohesh përgjithmonë. Katër muaj për të dhënë gjithçka për këtë simbol dhe për objektivin tonë. Respekt dhe dashuri e përjetshme për Manchester United dhe tifozët e tij të mrekullueshëm.”